Shpërthim i fuqishëm në Pakistan, të paktën 65 të vdekur

426
Të paktën 65 persona u vranë dhe rreth 200 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në qytetin pakistanez të Lahores. Shpërthimi ndodhi në një park të madh në jugperëndim të qytetit, ku ishin mbledhur shumë njerëz pasditen e së dielës. Policia pakistaneze tha se hetimet paraprake kanë ngritur dyshime për një sulm kamikaz, ndërsa ende askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.
Mediat vendase raportojnë se objektiv i sulmeve ishin familjet e krishtera të mbledhura në park për të festuar Pashkët, por kjo nuk konfirmohet nga autoritetet. Të gjitha spitalet e mëdha të zonës janë në gjendje emergjence për t’u përballur me pasoja e shpërthimit. Ky i fundit ndodhi në hyrje të parkur Gulshan-e-Iqbal, në një zonë që zakonisht shërben si parking për makinat. Një prej zyrtarë të policisë lokale tha se shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë. Dëshmitarë okularë treguan për panikun që pushtoi turmën pas shpërthimit dhe njerëzit që shkelin mbi njëri tjetrin për t’ia mbathur.
Sigal