Shpërthim i fuqishëm në një metro në Paris, evakuohen dhjetëra pasagjerë

466
Një shpërthim i madh ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një metro në Paris, që rezultoi me evakuimin e dhjetëra pasagjerëve nga stacionit.
Raportet tregojnë se shpërthimi u shkaktua nga një shkëndijë elektrike, megjithatë në fillim të gjithë ishin të frikësuar duke pasur parasysh që kryeqyteti francez është ende në gjendje alarmi nga sulmet terroriste.
Mediat e huaja raportojnë se 8 persona janë lënduar nga incidenti që ndodhi në platformën numër 6 në stacionin Place d’Italie. Policia dhe oficerët e sigurisë shihen teksa kanë rrethuar stacionin i cili gjendet në jug të qytetit.
Sigal