Shpërthen një bombë në një qendër tregtare në Tailandë, të paktën 12 persona të vdekur

129
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën ditën e sotme, si pasojë një shpërthimit të ndodhur në Tajlandë. Në një qendër tregtare në Bangkok ka shpërthyer një bombë duke lënë pas viktima e dhjetëra të plagosur.
Mediat e huaja flasin për dëme të shumta nga shpërthimi, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe forcat zjarrfikëse, dhe po punohet për normalizimin e situatës.