Shpërthen makina, vdes një gazetar i njohur bjellorus

474
Një gazetar i njohur bjellorus ka vdekur pas një shpërthimi në makinën me të cilën udhëtonte në qendër të Kievit, në Ukrainë. Pavel Sheremet, sapo ishte ngjitur në makinën e tij, e cila pas disa metrash është hedhur në erë. Ai punonte në gazetën “Ukrainska Pravda” dhe në fillim kishte punuar në televizionin shtetëror rus. Sheremet kishte fituar në vitin 1991 çmimin “International Press Freedom Award” për artikujt e tij kundër diktatorit bjellorus Aleksandër Lukashenko. Sipas policisë, ka qenë një bombë ajo që ka vrarë gazetarin Sheremet në qendër të kryeqytetit ukrainas. Reporteri po shkonte në punë dhe kishte marrë mjetin e drejtores së gazetës, “Ukrainska Pravda”, por gruaja nuk ndodhej në bord.
Policia ka konfirmuar që vdekja është provokuar nga një shpërthim bombe i vendosur poshtë sedijes së makinës. Prokuroria i Përgjithshëm, Yuriy Lutsenko, ka folur për një vrasje të qëllimeshm. Sheremet kishte lindur në Minsk në 28 nëntor 1971. Përveç se kishte punuar për televizionin shtetëror rus, ka qenë kryeredaktor i së përditshmes “Belarusskaya Delovaya Gazeta”.
Gjatë karrierës së tij, kishte luftuar gjithnjë për lirinë e shtypit dhe të drejtat e gazetarëve, duke fituar çmime të ndryshme për këtë. Në vitin 1997 u dënua me 3 vjet burg për kalim të paligjshëm të kufijve mes Bjellorusisë dhe Lituanisë. Në atë kohë, presidenti bjellorus, Lukashenko kishte bllokuar kufijtë për të ndaluar kontrabandën. Bëri 3 muaj burg para se të lirohej. Por ky arrestim, nuk kaloi pa polemika, duke krijuar probleme diplomatike mes Rusisë dhe Bjellorusisë. Sheremet konsiderohej një gazetar i padëshiruar dhe shpesh pësonte kërcënime. Në vitin 2004, ndërsa ndiqte zgjedhjet presidenciale ukrainase, u sulmua. Kishte vendosur të transferohej në Kiev, sepse deklaronte që në Ukrainë liria e shtypit duhej të respektohej më shumë. Sheremet ishte babai i dy fëmijëve.
Sigal