Shpërthen “java e zjarrit” mes Bundesbank dhe BQE

759
Sigal

 Bundesbank ka “thithur” 730 miliardë euro, kurse vetëm “Banca d’Italia”, i janë larguar 275 miliardë euro. Obama dërgon urgjent Geithner në Europë

 Dërgimi në BE, urgjent, sot, prej Obamës, i eksponentit më të lartë të ekonomisë dhe thesarit amerikan, Geithner, për “ndërmjetësim pothuaj të pamundur”, sipas vet Nju Jork Time, tregon tensionin e lartë, agravues dhe tepër problemor të krizës europiane. Tensionet tashmë janë në pikat kulmore, aty ku dhe duhet të përfundojnë. Bundesbank, dhe bankieri i saj gjerman Jens Weidman, me “dëshirën” për të takuar Mario Draghin, presidentin italian në BQE, ka hapur përfundimisht frontin e luftës, duke rritur shqetësimin edhe të Shtëpisë së Bardhë. Tashmë “artileritë” e Gjermanisë janë duke goditur vet BQE, tregon shtypi perëndimor gjë që do të thotë goditje shkatërruese për vendet “parazite jugorë”, Greqia, Spanja, Italia, etj…

Bundesbank duket është totalisht kundër të gjitha deklarimeve dhe përgjegjësive që Dragi ka kërkuar hapur, ditë më parë. Është kjo arsyeja që udhëtimi rrufe i amerikanit Geinther pritet të jetë deçiziv për ndërmjetësim dhe pushim të zjarreve të ndezur dhe më tej objektivi: “të evitohet që rezistenca gjermane – “targa” Bundesbank – të dobësojë impenjimet e Mario Draghit dhe frazën e tij “do bëjmë gjithçka të nevojshme”, frazë që dhuroi dy ditë eufori në tregje”, shkruan italiania “La Repubblica” ( 29 korrik 2012).  Flitet se, sot, menjëherë pas takimit me Schäuble, skifterin ministër të Merkel, Geinther do të takohet edhe me Mario Draghi. Axhenda do të vazhdojë me “mbledhjen e Federal Rezerve, takimin për ndërprerje të “luftës” BQE – Bundesbank, në favor të BQE. Për të përfunduar takimet të premten, mbi të dhënat e punës amerikane”, njofton zyra e shtypit e Geinther. Dërgimi rrufe, në Europë, prej vetë Obamës, është shprehja më e qartë e situatës anormale që ekziston në kontinentin e vjetër, tërësisht në rrëzim dhe frenim ekonomik, përfshi tashmë edhe lokomotivën, Gjermaninë. Java që po fillon është java e zjarrit, udhëkryqi, nga ku duhet vendosmëri dhe vizion për të fituar të ardhmen. Zëvendës kancelari gjerman ka deklaruar: “Jo blerjes së titujve”, por BQE mund të vendosë të blejë Bond, për të mposhtur spekulatorët dhe dhënë besim investitorëve. Siç ka bërë më 2011, kur bleu 211 miliardë Btp dhe Bonos. Por akordi unanim, i jep më shumë besim programit. Këtë e shpjegon edhe një specialist i shtëpisë gjermane: “Nëse do të jesh vërtetë efikas, duhet të nxjerrësh një mal me para, duhet të jesh i përkushtuar, të shkosh  gjer në fund, zëvendësuar gjithçka në treg. Gjëra që mund të realizohen me mbështetje të gjithë Këshillit”. Në të vërtetë programi i blerjeve është në “ëndërr” që prej 20 javësh dhe mund të zhbllokohet në çdo moment, edhe me një telekonferencë ndërmjet guvernatorëve. Kryesor do të jetë diskutimi në Këshillin drejtues të BQE, që do të mbahet të mërkurën dhe të enjten. Sekretari i thesarit amerikan Geithner, do të zbresë në ishullin Sylt, Deti i Veriut, për të takuar Schäuble, protagonist me Merkel (prej së shtunës me pushime në Alto-Adige) me tendencën e shpallur mbështetës i Draghit. Fraza e Draghit: “do të bëjmë gjithçka të nevojshme”, është përsëritur pothuaj tekstualisht edhe në komunikatën e mbërritur nga Merkel – Hollande, të së premtes që shkoi. Erërat e optimizmit që frynë për 48 orë mbi tregjet, kanë një të veçantë të vetme: gjithë bota është në pritje që BQE të përdorë artilerinë e rendë, rivendosur operacionin e blerjes së Bond (italiane e spanjolle) në treg. Këtu dy bankat kryesore janë në kontadiksion, “luftë”, pasi të dhënat janë dramatike, nga bota konkrete dhe euforia e dy ditëve në bursa, ja la vendin rritjes së spekulimeve. Kjo sepse edhe ekonomia amerikane, vënë re analistët perëndimorë, rritet gjithmonë e më pak, vetëm 1.5 për qind në tremujorin prill-qershor, kundrejt 2 për qind, në tremujorin e parë të këtij viti dhe 4 për qind që ishte në tremujorin tetor – dhjetor 2011. Një frenim i shëmtuar ku pasojat godasin gjer dhe ato që duken se sfidojnë dhe ligjet e gravitetit, si kolosin “Apple”. Edhe familjet amerikane bëjnë operacionin “Austerity personal” që zgjat vuajtjet “de-leveraging” (ulja e borxheve), që shoqëron këtë krizë. Në të vërtetë është rënia më e madhe dhe më e gjatë, që prej viteve ’30 dhe e ndryshme nga ato të pas luftës, sepse është krijuar nga një “crac” sistematik i financave. Ekonomia reale në eurozonë është ende shumë keq, dhe jo vetëm në vendet më të dobëta, si Spanja me 25 për qind të papunësisë. Java që shkoi u mbyll me një rezultat negativ për industrinë e zhvilluar franceze: Renault në Saint Gobain dhe Lafarge ranë nga 30-70 përqind humbje. BQE dhe Fed janë “të plotfuqishëm”, të paktën drejt tregut, në zgjidhje edhe duke prerë e shtypur monedhë…, nëse lejohen të lirë ta kryejnë! Për këtë vjen Geithner të sigurohet që mos të ngrihet një gjerman i vërtetë kundër operacionit Draghi, në mbështetje të borxhit italian dhe spanjoll. Mbi mbështetjen për një periudhë më të gjatë të eurozonës vazhdon të peshojë një forcë centrifugale: ikja e parave nga vendet e jugut drejt Gjermanisë. E konfirmojnë të dhënat e fundit të vetë BQE, kur paraqet rezervat e bankave qendrore të vendeve. Banka Bundesbank ka grumbulluar 730 miliardë kredit, ndërsa “Bank d’Italia” është dobësuar me 275 miliardë. Është efekti spekulativ që tërhiqet nga bankat italiane dhe depozitohet në bankat gjermane, është bindja e atyre që Bashkimin Europian e konsiderojnë të falimentuar….