Shpërthen furgoni me eksploziv në Sri Lanka, një ditë pas sulmeve terroriste

565
Sigal

Një bombë shpërtheu në afërsi të një kishe në Sri Lanka, teksa po ç’aktivizohej nga forcat xheniere.

Sipas mediave, shpërthimi ishte i kontrolluar nga policia, pas sulmeve terroriste të një dite më parë ku humbën jetën 290 persona, ndërsa qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Furgoni shpërtheu teksa njësitë policore po e ç’aktivizonin dhe për të shmangur një rrezik të mëtejshëm, policia vendosi të bënte shpërthim të kontrolluar.

Shpërthimi ndodhi pranë kishës katolike së Shën Antonit në Colombo.

Kisha e Shën Antonit është një nga tre vendet e krishtera të adhurimit të sulmuara gjatë një serie bombash të koordinuara në të dielën e Pashkëve. Katër hotele dhe një kompleks apartamentesh gjithashtu u goditën atë ditë.