Shpërndarje të barabartë të emigrantëve, Italia, Gjermania e Franca, Europa t’i mbrojë

502
Tre shtetet Italia, Gjermania e Franca kanë nënshkruar së bashku një dokument politik ku i kërkojnë Bashkimit Europian rishikimin e rregullave europiane në të drejtën e azilit për emigrantët me objektivin e realizmit të një shpërndarje të barabartë të emigrantëve në territorin europian.
Ky dokument i nënshkruar nga ministri i Jashtëm italian Gentiloni, ai gjerman Steinmeier e francezi Fabius kërkon nga Europa një përgjigje të fortë ndaj krizës së emigrantëve duke evidentuar faktin e mos rinovimit prej 25 vitesh të sistemit europian të së drejtës për azil ndaj emigrantëve me domosdoshmërinë e rishikimit të tyre ndaj fakteve të aktualitetit të sotëm.
Në dokumentin prej 5 faqesh me titullin “Një politikë e përbashkët për emigracionin”, Italia, Gjermania e Franca kërkojnë nga Europa një sistem të integruar të kufijve të tyre ku përballë krizës e fluksit të madh të emigrantëve mund të përdorin traktatet e ofruara nga Bashkimi Europian.
“Kriza aktuale e emigrantëve, lexohet në hyrje të këtij dokumenti, është një provë historike për vendet anëtare të BE, e gjatë javëve të fundit kjo krizë është bërë akoma më dramatike.”
Për Italinë, Gjermaninë e Francën asnjë fluks emigratësh mund të justifikojë kushtet katastrofike humanitare që shohim të jetojnë cdo ditë emigrantët kudo në Europë.
“Është e rëndësishme, theksohet në këtë dokument, që Europa të mbrojë në mënyrë humane emigrantët që kanë të drejtë mbrojtjeje, pavarësisht nga vendi ku ata vijnë. Janë të nevojshme procedura, institucione e standarde të përbashkëta e të harmonizuara europiane në fushën e të drejtës së azilit për emigrantët.”
Roma, Parisi e Berlini kërkojnë nga shtetet europiane më shumë solidaritet e një asistencë të menjëhershme nga BE ndaj vendeve që aktualisht jetojnë presionin e flukseve të shumta të emigrantëve, si dhe më shumë mbështetje praktike e financiare.
“Duke konsideruar limitet e sistemit aktual të së drejtës së azilit në Europë, thuhet në këtë dokument, është e domosdoshme nisja e një diskutimi të gjerë më vendet anëtare me qëllim arritjen e një normative që garanton shpërndarjen e barabartë të emigrantëve në të gjithë territorin e Bashkimit Europian.
Dokumenti politik i nënshkruar nga Italia, Gjermania e Franca i është dorëzuar Komisioneres Europiane për Sigurinë e Politikëne Jashtme Federika Mogherini e do të merret në shqyrtim më 4- 5 shtator në mbledhjen informale të ministrave të jashtëm në Luksemburg.
Ndërkohë Italia ka pranuar gjatë orëve të fundit kërkesën zyrtare të mbërritur nga qeveria gjermane për shtimin e kontrolleve në respektim me marrëveshjen e Shengenit në kufirin me Austrinë e pikërisht në komunën e Brenneros në provincën autonome të Bolzanos në rajonin italian Trentino Alto-Adige.
Sigal