Shpërndante kokainë me motor, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Selanik. Kishte në përdorim dy ndërtesa

453
Sigal

Një burrë 40-vjeçar u arrestua nga Departamenti i Sigurisë në Edessa për trafik kokaine. Burri me origjinë shqiptare u arrestua mesditën e djeshme në zonën e Selanikut.

Nga një kontroll i kryer në një apartament, i përdorur për të fshehur drogën, policia gjeti 51 doza kokaine me në peshë totale 143.3 gram kokainë e fshehur në dy enë plastike orizi. Gjithashtu, policia sekuestroi edhe kanabis dhe dy peshore elektronike.

Një kontroll tjetër në shtëpinë ku banonte shqiptari, gjithashtu u sekuestrua edhe një sasi e vogël kanabis si dhe pluhur i bardhë i përdorur për të përzier kokainën si dhe një sasi prej 1695 euro dhe dy telefona celularë.

Policia sekuestroi edhe një motor, i përdorur për transportin e drogës, në të cilin u gjet edhe një dozë kokaine. I arrestuari u dërgua pranë prokurorit publik të Selanikut.