Shpërndahen me gaz lotësjellës protestuesti që hodhën gur e sende të forta ndaj policisë

457
Ndërsa mazhoranca qeverisëse në Kosovë po mban seancën plenare për buxhetin në një tjetër ambient për shkak të hedhjes së gazit lotësjellës nga opozita, jashtë ndërtesës së Kuvendit mbështetës të kësaj të fundit janë përleshur me forcat e policisë.
Protestuesit kanë hedhur gurë dhe sende të tjera në drejtim të policisë. Nga ana tjetër policia i është përgjigjur me gaz lotësjellës.
Forcat e shtuara të policisë i kanë spostuar protestuesit drejt zonës së quajtur “te Qafa”, ku edhe ndodhet selia e Vetëvendosjes.
Sigal