Shpend Ahmeti fshin historinë e tij me Albin Kurtin, heq të gjitha fotot me të nga rrjetet sociale

146
I pari i Komunës së Prishtinës, njëri nga themeluesit dhe fytyrat kyqe të Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti është goditja e fundit që do t’i jepet kësaj partie dhe që do të shënojë edhe themelet e partisë së re, tashmë me 10 deputetë e dy kryetarë të komunave.
Shpend Ahmeti po del të jetë në krahun e kundërt me ‘babën’ e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.
Një gjë e tillë u përflit qysh moti, mirëpo, u konfirmua kur ky i fundit i hoqi të gjitha fotot që kishte me Kurtin nga rrjetet sociale.
Ahmeti që në zgjedhjet e qershorit kishte bërë tifo edhe përmes rrjeteve sociale për Kurtin si kryeministër, po del që është rënditur kundër tij.
Edhe pse ai ka qenë i rezervuar gjatë gjithë kohës kur në partinë e tij ka pasur ofendime, dorëheqje e zëra se VV po shkatërrohet përflitej se kjo heshtje e tij po ndodhte për të mos shkaktuar tollovi në kuvendin komunal, pasi që disa nga asambleistët renditeshin në krahun e Kurtit.
Në profilet zyrtare të Ahmetit në rrjetet sociale figurojnë foto me gati të gjitha figurat tjera të VV’së të renditura në krahun e Dardan Molliqaj e Visar Ymerit, por jo ata që nuk kanë dhënë dorëheqje nga partia.