Shpallet gjendja e emergjencës për shkak të uraganit ”Florence”

55

Kryebashiakja e Uashingtonit shpalli sot gjendjen e emergjencës në kryeqytetin federal amerikan me afrimin e uraganit të fuqishëm ”Florence” që pritet të përfshijë ditën e enjte bregun e Atlantikut.

”Sot në mëngjes nënshkrova një dekret që shpall gjendjen e emergjencës përpara afrimit të uraganit ”Florence” shkruante në një postim në Twitter, Muriel Bowser.

Qyteti i Uashingtonit i bashkohet në këtë mënyrë shteteve të Virxhinias, Karolinës së Veriut dhe Karolinës së Jugut, të cilët kanë shpallur gjithashtu gjendjen e emergjencës.

Uragani ”Florence” pritet të shoqërohet me erëra me intensitet shumë të lartë, përmbytje dhe batica detare. Meteorologët parashikojnë se uragani do të prekë tokën në pjesën e dytë të së enjtes.

E vlerësuar aktualisht si stuhi e kategorisë së katërt, shkalla e dytë më e fuqishme në sistemin e klasifikimit të Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS). ”Florence” mund të jetë stuhia e parë e kësaj magnitude e regjistruar ndonjëherë në histori, që godet brigjet lindore e që do të shtrihet deri në veri, nëse ruan gjurmën e parashikueshme të lëvizjes së saj.