Shpallet fajtore britanikja e parë që tentoi t’i bashkohej ISIS

451
Shpallet fajtore gruaja e parë britanike që tentoi të bashkohej përkrah Shtetit Islamik. Sipas BBC, mësohet se bëhet fjalë për Tareena Shakilin, e cila mori dhe djalin e saj në këtë aventurë të rrezikshme. Shakil, nga Birmingham, ka postuar gjithashtu mesazhe për terrorizëm në llogarinë e saj në rrjetin social ‘Twitter’, ndërsa ajo mohoi kategorikisht akuzat para gjykatës. Por, pas dy jave seancë gjyqësorë në gjykatën e Birmingham, juria hodhi poshtë kërkesat e saj që ajo dëshironte të jetonte sipas ligjit të Sheriatit. Sakaq, juria ka shfaqur në gjykatë, postimet e saj në Twitter, mesazhet dhe fotografitë, duke përfshirë imazhe të flamurit të zi. Ajo gjithashtu kishte deklaruar se dëshira e saj ka qenë të bëhet “martire” e ISIS.
Sigal