Shoqata serbe thirrje Vuçiçit: Ndalo bisedimet me Kosovën, dëno krerët e UÇK

445
Shoqata e familjeve të serbëve të marrë peng dhe të vrarë në Kosovë i ka sugjeruar presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, të ngrijë dialogun me Kosovën në Bruksel.
Po ashtu ata i bëjnë thirrje Vuçiçit që publikisht të kërkojë që Gjykata Speciale të fillojë të punojë “me qëllim ndiqen penalisht dhe të dënohen krerët e UÇK-së terroriste kriminale për shkak të përgjegjësisë komanduese”, thuhet në deklaratë, raporton B92.
Në deklaratë thuhet se ata presin që “presidenti Vuçiç t’ua përcjell zyrtarëve të lartë të BE-së, Hahn, Junker dhe Mogherini porosinë se nuk ka asgjë më të vlefshme se jeta e njeriut dhe drejtësia për viktimat e Kosovës, qoftë për hir të së kaluarës apo edhe për të ardhmen”, përcjell tg. “Ne mbështesim dialogun, marrëveshjet, kompromiset për të kaluarën dhe të ardhmen, por vetëm me shqiptarët e ndershëm”, thuhet në kumtesën e kësaj shoqate. Gjithashtu, ata theksojnë se “krerët e UÇK-së nuk do t’ua japin serbëve menaxhimin e Asociacionit të Komunave Serbe, për shkak të emërtimit ‘komunat serbe’”.
Sigal