Shoku i xhihadistit Lavdrim Muhaxheri, Basri Sylejmani, vritet në Siri

503
Një tjetër kosovar ka mbetur i vrarë përkrah forcave të ISIS-it në Siri. Autoritetet ligjzbatuese bëjnë me dije se gjatë javës së kaluar është vrarë Basri Sylejmani shoku i ngushtë i xhihadistit Lavdrim Muhaxherit.
Basri Sylejmani ishte banues në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.
Sipas burimeve të Gazetës Express xhihadisti kosovar ka mbetur i vrarë gjatë bombardimeve të një kampi të ISIS-it në Siri.
Sylejmani kishte lënë gruan e tij në Kosovë për t’u bashkuar me forcat e ISIS. Ndërkohë gjatë qëndrimit në Siri, ai është martuar edhe një herë.
Sylejmani njihet si shok i ngushtë i Lavdrim Muhaxherit, i cili i është bashkuar prej kohësh ISIS-it në Siri. 
Sigal