Shokon kandidati për president i KE/ ‘Turqia nuk mund të jetë anëtare e BE-së’

453
Sigal

Turqia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, ka thënë kandidati i Partisë Popullore Evropiane (EPP), për zgjedhjet e ardhshme evropiane, Manfred Weber.

Përveç tjerash, ai ka përmendur se do t’i japë fund bisedimeve për anëtarësimin e këtij shteti nëse bëhet president i Komisionit Evropian, transmeton Reuters.

Turqia në anën tjetër ka thënë se anëtarësimi në BE, mbetet një nga qëllimet strategjike kryesore, ndonëse bisedimet për anëtarësim, që kanë nisur zyrtarisht më 2004, janë bllokuar për vite të tëra.