Shoferi i dehur shkatërron Lamborghinin 240 mijë dollarë, zhduket pasagjeri

678
Një shoferi i dehur është përplasur me një rimorko duke shkatërruar Lamborghinin e tij me vlerë 240.000 dollarë.
Cesar Castro Rodriguez është arrestuar nga policia për shkak se i ka dhënë makinës në gjendje të dehur.
Për fat të mirë 31 vjeçari nuk pësoi lëndime të mëdha. Kur policia arriti ai iu tha se po kërkonte shokun e tij 25 vjeçar që gjendej brenda në makinë në momentin e aksidentin. Policisë iu deshën 45 minuta për të prerë rimorikon që të shkonte në anën e pasagjerit, por ai nuk ndodhej aty.
Me sa duket 25 vjeçari ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe u gjet dy orë më vonë në shtëpinë e tij në Westminster. Policia nuk ka specifikuar sesi pasagjeri, i cili kishte pësuar lëndime të lehta u zhduk nga makina dhe u kthye në shtëpi pa e vënë re askush.
Lamborghini Gallardo Superlegerra me të cilin u përplas Rodriguez ka vlerë afërsisht $ 235,000 dhe $ 250,000, sipas CarandDriver.
Sigal