Shkup, sulmohet godina e qeverisë me granata dhe bombë molotov

487
Sigal

SHKUP– Godina qeveritare e Maqedonisë është bërë objekt sulmi me granata dhe bombë molotov mbrëmjen e vonë të së martës. Mediat maqedonase sqarojnë se bëhet fjalë për një sulm rreth orës 23:00 të një dite më parë.

Vetëm pak kohë pas shpërthimeve, policia maqedonase ka arritur të gjejë dy granata të ngecura në fasadën e ndërtesës së qeverisë, të cilat janë dorëzuar për ekspertizë të mëtejshme.

Ndërsa aktualisht ndërtesa është rrethuar nga policia e cila po kryen hetime të detajuara mbi sulmin e një nate më parë.