Shkup, postieri kërcënohet me pistoletë, i vidhen mbi 2500 euro

466
Dje rreth orës 11:50 minuta në Shkup, A.F. (44), i punësuar në “Postat e Maqedonisë” si postier, ka lajmëruar se në të njëjtën ditë rreth orës 11:30 minuta, në rrugën, “Makedonsko Kosovska Brigada”, nga ana e dy personave të panjohur ka qenë i kërcënuar me pistoletë, dhe njëkohësisht i janë marrë rreth 158.700 denarë, të cilët kanë qenë për ndarjen e pensioneve. Hajdutët kanë ikur në drejtim të paditur, ndërkaq MPB njofton se i ka ndërmarrë masat për zbardhjen e rastit.
Sigal