Shkon në 80 numri i viktimave në Kinë, mbi 2700 të prekur nga Koronavirusi

359
Sigal

Ka shkuar në 80 numri i viktimave në Kinë për shkak të virusit vdekjeprurës ndërsa mbi 2700 njerëz të tjerë janë të prekur nga Koronavirusi.

Virusi mund të përhapet përpara se të shfaqet ndonjë simptomë, thanë të dielën autoritetet kineze të shëndetit, që do të thotë se transportuesit mund të mos e kuptojnë se janë të infektuar para se ta transmetojnë virusin te të tjerët.

Në të gjithë Kinën, 15 qytete me një popullsi të prej mbi 57 milion njerëz, më shumë se e gjithë popullata e Koresë së Jugut, janë izoluar për të shmangur virusin.

Vetë Wuhan është karantinuar në mënyrë efektive, me të gjitha rrugët brenda dhe jashtë qytetit të mbyllura ose të rregulluara. Qeveria njoftoi se po dërgon rreth 1.200 punonjës të shëndetësisë për të ndihmuar stafin e mjekëve.

Kryetari i bashkisë së Wuhan Zhou Xianwang tha të dielën se numri i të prekurve mund të rritet me një mijë të tjerë.