Shkon në 44 numri i të vdekurve nga tërmeti në Tajvan

496
Ka shkuar në 44 numri i viktimave si pasoje e tërmetit 6.7 ballë qe goditi Tajvanin më 6 shkurt, teksa 99 të tjerë rezultojnë të humbur.
Të paktën 5 trupa u gjetën në orët e para të së mërkurës, përfshirë një çift nën rrënojat e kompleksit të shembur.
Tashmë optimizmi i ekipeve të emergjencës për të gjetur të mbijtuar është zero, ndërsa puna për gjetjen e personave që rezultojnë të humbur vijon me intensitet, me ndihmë edhe të teknologjisë së lartë, vinçave dhe qenve me erë.
Pas katër ditësh pristje dhe ankth, edhe familjarët kanë humbur shpresat se mund të gjejnë të gjallë të afërmit e tyre në rrënojat e ndërsesës 16 katëshe, të shembur nga tërmeti që tronditi të gjithë rajonin.
Ndërtuesi i kompeksit u arrestua pas dyshimeve të forta se ndërsesta mund të jetë ndërtuar jo në cilësinë e duhur.
Termeti goditi Tajvanin dy ditë para vitit të ri hënor, një festë radicionale që festohet gjerësisht në vend.
Sigal