“Shkojmë luajmë me top”/ Goditet banda e “skifterëve” shqiptarë, 4 të arrestuar (Emrat)

495
Policia italiane ka goditur një bandë shqiptarësh të cilët kryenin grabitje në qytetin e Caserta. Banda e shqiptarëve përbehej nga 7 persona, ndërsa në pranga janë vendosur 4 prej tyre.
Të arrestuarit janë Mensour Daci 32 vjec, Agim Muça 25 vjeç dhe Erzen Tafçiu, 39 vjeç. Gjithashtu sipas mediave italiane është arrestuar edhe Gimi Pira, 36 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim nga Franca nën akuzën për trafik narkotikësh.

Banda e “skifterëve” funksiononte në mënyrë të organizuar, ndërsa për grabitjet përdorte kapuçat për maskim dhe komunikonin me kode. “Shkojmë luajmë me top” është një nga kodet që përdorte banda kur nisej për të grabitur në banesat kryesisht në zonat e Caserta, Casolla dhe Mezzano.

Pasi studionin terrenin, grupi ndërhynte për të grabitur, ndërsa disa qëndronin në ruajtje. Brenda muajit nëntor dhe dhjetor 2015 grupi akuzohet për 6 vjedhje të dokumentuara. Përveç kapuçit, ata përdornin dhe dorashka që mos linin shenja gishtash.
Sigal