Shkencëtari paralajmëron: Një kometë do zhdukë njerëzimin

419
Një kometë gjigande do godasë Tokën duke fshirë krejtësisht njerëzimin. Goditja e saj do jetë më e fuqishme se çdo armë bërthamore në planetin tonë. Një libër i ri pretendon se janë dy shkencëtarë që kanë zbuluar kometën, e cila ndodhet e fshehur mes një reje me meteorë, ndërsa i është drejtuar Tokës. Libri është shkruar nga autori i njohur, Graham Hancock. Libri i tij “Gjurmët e gishtave të zotave” ka shitur mbi 3 milionë kopje. Autori pretendon se ne jemi paralajmëruar për këtë apokalips nga një civilizim më i hershëm, i quajtur “Magjistarët”. Paralajmërimet janë lënë në vend të tilla si rrënojat “Gobekli Tepe” në Turqi. “Magjistarët na lanë një mesazh- jo metaforik, por të drejtpërdrejtë”, shkruan Hancock. “Ajo që ka ndodhur më parë, do ndodhë edhe tani”. Sipas tij, goditja do vijë brenda 20 vitesh.
Sigal