Shkencëtari australian rikthen vezën e zier në gjendje natyrale

442
Një shkencëtar australian ka ndërtuar një pajisje që e rikthen në gjendjen e mëparshme vezën e zier. Kolin Raston, profesor i kimisë në Universitetin Flinders në Adelaide, është nderuar me çmimin “Ig Nobel”, version parodik i çmimit prestigjioz i cili nderon zbulimet që i bëjnë njerëzit të qeshin e mandej të mendojnë. Parimi i funksionimit të pajisjes është i thjeshtë: ajo i rikthen në gjendjen natyrale proteinat që ndodhen në të bardhën e vezës. Ky zbulim mund të përdoret në uljen e kostove në industrinë farmaceutike si dhe të sjellë risi në mënyrën si jepen ilaçet gjatë kimioterapisë për kurimin e kancerit.
“Nuk është thjesht zbulimi në vetvete, por mënyra e shpjegimit të shkencës që përfshihet në të. Bëhet fjalë për shndërrimin e gjendjes së proteinave”, komentoi zbuluesi australian, të cilit iu dha çmimi në një ceremoni të zhvilluar në Universitetin e Harvardit nga një panel fituesish të çmimit “Nobel” dhe në prani të 1100 spektatorëve.
Sigal