Shkencëtari australian: Kontakti me alienë mund të jetë fatal për njerëzimin

514
Shkencëtarët që janë vënë në kërkim të jetës përtej planetit Tokë kanë tërhequr vërejtjen se njerëzimi duhet menduar mirë para se t’u përgjigjet sinjaleve të mundshme të jashtëtokësorëve. Profesori Matthew Bailes nga Universiteti Swinburne në Melburn është një prej liderëvë kryesorë kur është në pyetje hulumtimi për jetë jashtë planetit Tokë.
Ai paralajmëron se vënia e kontaktit me alienë që kanë potenciale të dërojnë sinjale nga distance prej dhjetërave viteve dritë do të mund të ishte fatale për njerëzimin. Bailes është shkencëtar australian, dhe është ngarkuar me detyrën për të gjetur shenja të alienëve në planetet e tjera. Argument i Bailes-it për shqetësimin e tij është se, sipas tij, alienët janë shumë më të avancuar se qeniet njerëzore. “Historitë e civilizimeve të pazhvilluara që provojnë të kontaktojnë civilizmet e avancuara mund të jenë fatale”, ka shtuar Bailes për agjencinë gjermane të lajmeve DPA. Bailes ka thënë se është i gëzuar për projektin ku është i angazhuar, por thotë se nuk di si do të përfundojë ngjarja. “Ajo çfarë duhet të dimë është se çfarë lloj sinjalesh po kërkojmë. Nuk ka ndonjë manual të caktuar se si duhet kërkuar alienët. Duhet t’i imagjinojmë ato lloje frekuencash dhe transmetimesh që krijesat aliene mund t’i dërgojnë, si dhe një varg strategjishë duhet përdorur në mënyrë që t’i identifikojmë transmetimet e tyre që mund të jenë të koduara”, ka thënë Bales. Ai ka thënë se sinjalet mund të jenë të dobëta, pasi vijnë nga distanca të largëta.“Mendoj se ne jemi vënë në kërkim të civilizimeve të avancuara që kanë cilësi valore shumë më të zhvilluar se që specia njerëzore ka brenda tokës”, ka shtuar Bales
Sigal