Shkencëtarët zbulojnë tipin e ri të diabetit

513
Shumica e njerëzve kanë dëgjuar për diabetin e tipit 1 dhe 2, por shkencëtarët kanë zbuluar edhe tipin e ri të kësaj sëmundjeje.
Bëhet fjalë për diabetin e tipit 3c, i cili shkaktohet nga dëmtimi si pasojë e inflamacionit, tumorit ose operacionit të pankreasit.
Dëmtimi i këtij organi jo vetëm që ndikon në aftësinë e prodhimit të insulinës, por edhe të proteinave, të cilat janë të nevojshme për tretjen e ushqimit, si dhe hormoneve të tjera.
Studimi më i ri tregon se shumë raste të diabetit 3c janë diagnostifikuar si tipi 2.
Vetëm 3% në bazë të mostrës së marrë, e cila ka përfshirë mbi dy milion njerëz, kanë pasur diagnozë të qartë të diabetit të tipit 3c.
Diabeti i tipit 2 krijohet për shkak të pamundësisë së pankreasit që të përcjellë nevojat e trupit për insulinë. Shpesh lidhet me mbipeshën dhe mënyrën jo të shëndetshme të jetës.
Studimet kanë treguar se shumica e njerëzve me diabet të tipit 3c kanë problem me insulinë, por edhe me enzime për tretje.
Sigal