Shkencëtarët në SHBA: 3.500 dollarë për mysafirët në “Hotel Gripi”, ja çfarë duhet të bëni

98

Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë vënë në kërkim të vullnetarëve që do të qëndronin në “Hotel Gripi”, ku do të ekspozohen ndaj virusit për të testuar efektshmërinë e vaksinave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi në “Live Science”, shkencëtarët nga Universiteti Saint Louis në shtetin Missouri kanë themeluar “Departamentin e Qëndrimit të Gjatë për Analiza”, të emërtuar ndryshe si “Hotel Gripi”.

Në hotel do të qëndrojnë vullnetarë të cilët do të infektohen me grip me paramendim. Pjesëmarrësit do t’i nënshtrohen vaksinave ose placebos dhe më vonë të ekspozohen ndaj virusit.

Vullnetarët do të paguhen me nga 3.500 dollarë për qëndrimin dhe shpenzimet e rrugës, ndërsa do të mbahen në karantinë në hotel për dhjetë ditë.

Në objektin që posedon tiparet e një hoteli standard do të ketë edhe infermierë që do të kujdesen për pjesëmarrësit. Shkencëtarët planifikojnë ta kryejnë punimin e parë në Hotel Gripi brenda gjashtë muajve.