Shkencëtarët marrin prova direkte të rigjenerimit të shtresës së ozonit

742
Sipas burime nga agjensia hapsinore amerikane, një grup shkencëtarësh për herë të parë ka mundur të marrë prova direkte të ripërtëritjes së shtresës së ozonit përmes instrumenteve të dizenjuar nga Nasa dhe që gjenden në bordin e satelitit Aura. Të dhënat e marra nga observimi tregojnë një reduktim domethënës në nivelet e klorfluorkarboneve (CFC), të cilët kishin shkaktuar një shkatërrim prej 20% të shtresës së ozonit. “Pamë qartazi se niveli i klorit të CFS-së po zvogëlohet në shtresën e ozonit dhe se humbja e ozonit është e frenuar nga kjo dukuri”, – deklaroi Susan Strahan përgjegjëse e projektit dhe shkencëtare atmosferike e Nasës në qendrën Goddard të fluturimeve speciale në Maryland.
Vitin e kaluar Nasa informoi se përmasat e vrimës në shtator ishin më të vogla qysh nga 1988 me një shtrirje prej 19.6 milionë kilometra katorë. Vrima në shtresën e ozonit u zbulua në vitin 1985 në fund të dimrit në hemisferën e jugut kur reflektimi i dritës së diellit tregoi reaksione që përfshinin forma kimike aktive të klorit dhe bromit të krijuara nga njeriu dhe që përfundonin në ozon. Rëndësia e shtresës së ozonit mundësoi që komuniteti ndërkombëtar të firmoste protokollin e Montrealit për substancat e dëmshme për shtresën e ozonit me synimin për të rregulluar këta përbërës. Shpresohet që në vitet 2070 vrima të kthehet në nivelet e viti 1980 dhe që nivelet e klorfluorkarbonit të bien. Ozoni vepron si një element esencial në atmosferë, një shtresë mbrojtëse natyrore në nivele të larta kundër rrezatimeve ultraviolet të dëmshme për njerëzit dhe për planetin.
Sigal