Shkencëtarët/ Ja cili është ushqimi që do t’i jep fund urisë në botë

535
Ambasada e Irakut në Afganistan është shënjestruar nga militantët e Shtetit Islamik teksa autoritetet kanë raportuar për disa shpërthime dhe shkëmbim zjarri.

Ndonëse nuk ka ende një bilanc viktimash, ekstremistët e ISIS kanë marrë përsipër sulmin, ndërsa pritet që të sqarohen detaje të tjera nga burimet zyrtare.

Forcat e sigurisë mendohet se janë përplasur me disa militantë të organizatës terroriste.

Në këto kushte, qytetarët që ndodheshin në zonë janë evakuar me shpejtësi. Në mediat ndërkombëtare dhe në rrjetet sociale janë shpërndarë me shpejtësi këto pamje ku duket qartësisht situata e krijuar pranë ambasadës irakiane në Kabul.

Sipas ekspertëve sulmi mbi këtë godinë diplomatike mendohet se ka ardhur për shkak të festimeve që Iraku zhvilloi për të cëlebruar clirimin e qytetit të Mosulit pas më shumë se katër vitesh.

Për t’u theksuar është fakti se kryeqyteti i Afganistanit është goditur shpesh nga akte të tilla terrorist. Vetëm të hënën që shkoi një sulm kamikaze u mori jetën 30 personave, ndërsa pritet të zbardhet edhe bilanci i rastit të fundit.
Sigal