Shkencëtarët e kanë gjetur zgjidhjen, kjo është kënga që redukton stresin me 65%

826
Sigal

Kur dita bëhet shumë e ngarkuar, secili prej nesh dëshiron, të paktën, të ketë mundësi të largojë stresin dhe ankthin.

Një prej tyre është muzika qetësuese, por nuk vepron çdo lloj muzike në të njëjtën masë.

Duke synuar të rendisin këngët që ndikojnë nivelet e ankthit, disa neuroshkencëtarë kanë realizuar një studim në të cilin ata sfidojnë pjesëmarrësit, që kanë në trup sensorë, të formojnë disa mozaikë të vështirë.

Shkencëtarët monitorojnë zemrën dhe trurin ndërsa pjesëmarrësit dëgjojnë këngë të ndryshme dhe kanë gjetur që “Weightless” e reduktonte stresin e shkaktuar me 65%.