Shkëlqimi i Gjermanisë, realiteti i Shqipërisë

453
Gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” në një artikull të saj i kushton vëmendje emigracionit në Shqipëri, të cilin shumë shqiptarë e shohin si shpresën e vetme për një jetë më të mirë, por edhe shanseve të turizmit.
Shumë të rinj shqiptarë përpiqen të vijnë në Gjermani për të kërkuar fatin e tyre, por tani ata po kthehen radhazi nga ky vend. Megjithë disa hapa në drejtim të ndihmës për zhvillim e bashkëpunimin, shanset e tyre në Shqipëri janë të kufizuara, shkruan “Neue Zürcher Zeitung”, (16.01.) që ka vendosur në një qendër të reportazhit të gazetarit Martin Woker një djalë të ri shqiptar, Endi Kasan, i cili bashkë me gruan dhe djalin erdhi nga Milano me autobus në Frankfurt për të gjetur një punë më të mirë. “Çdo gjë legalisht, pa trafikantë, me kursimet e mbledhura”, shkruan gazeta.
Në Gjermani me ndihmën e një shqiptari, Endi u regjistrua si refugjat në Giesssen. Para autoriteteve gjermane, Endi thotë se kërkon azil ekonomik, pa bërë përpjekje për dredhira, si disa që përpiqen të përdorin gjakmarrjen si arsye për azil, përshkruan “Neue Zürcher Zeitung” odisenë e një shqiptari në Gjermani, i cili pas mosrespektimit të miratimit të kthimit vullnetar, në një mëngjes shtatori zgjohet nga policia për t’u dërguar në Shqipëri bashkë me 200 shqiptarë të tjerë, që riatdhesohen.
Veriu shqiptar – sekret për t’u zbuluar
Pas kthimit në Shqipëri, Endi vendoset në Elbasan, një qytet që po e merr seriozisht turizmin siç shkruan gazeta zvicerane, e cila vlerëson seriozitetin e autoriteveve për të marrë seriozisht detyrën e tyre. “Ajo që para dhjetë vitesh të dukej si shaka, sot nuk është realitet, por strategji.” Ndihma e ekspertëve të huaj jep kontributin e vet në këtë frymëmarrje të re për Shqipërinë, vëren “Neue Zürcher Zeitung” duket theksuar edhe ndryshimin e fokusit të autoriteteve të huaja që ofrojnë ndihmën për zhvillimin.
“Tani ofrohen programe që ndikojnë në ngritjen e shtetit ligjor dhe forcimin e një ekonomie prodhuese…një nga shembujt gjermanë të projekteve pioniere ishte ndërtimi i një infrastrukture për alpinistët dhe turizmin në veriun shqiptar…ky rajon është zhvilluar në një lloj rekomandimi sekret dhe ka gjetur rezonancë ndërkombëtare”, vlerëson gazeta “Neue Zürcher Zeitung” hapat e bëra në drejtim të turizmit shqiptar, të cilat një ditë mund të bëhen shpresë jo vetëm për Endin, por edhe për shqiptarët e tjerë që të mos braktisin vendin.
DW
Sigal