Shkatërrohet klani mafioz që kontrollonte qendrën e emigrantëve

500
Mafia kalabreze kontrollonte me qëllim biznesi e përfitimi një qëndër emirantësh në provincën e Krotones.

Autoritetet policore italiane në bashkëpunim me Policinë Financiare e Drejtorinë e Përgjithshme Antimafia kanë ekzekutuar gjatë natës së shkuar një mega operacion policor, i cili ka çuar në shkatërrimin e një klani të mafias kalabreze Ndragheta i cili kishte në zotërim qëndrën e emigrantëve në komunën Isola Capo Rizzuto në provincën e Krotones.

Operacioni i koduar “Jonny” në të cilin morën pjesë rreth 500 agjentë të policisë ka çuar në arrestimin e 68 personave anëtarë të klanit mafioz Arena, një nga më historikët e Ndraghetas kalabreze në këtë territor.

Hetimet e policisë italiane kanë vërtetuar se klani Arena kontrollonte me qëllime përfitimi qëndrën e emigrantëve në qytezën e Isola Capo Rizzuto.

Kjo qëndër emigrantësh është një nga kampet më të mëdhaja të pritjes së emigrantëve në Europë. 

Akuza ndaj të arrestuarve është fallsifikim dokumentacioni publik, mashtrim e përvetësim në dëm të shtetit, mashtrim fiskal, pjesëmarrje në aktivitet mafioz, armëmbajtje pa leje.

Mes të arrestuarve janë dhe kreu i qëndrës së mikpritjes së emigrantëve si dhe prifti i kësaj qyteze imzot Edoardo Scordio.

Gjatë mesditës, policia italiane pritet të japë detaje rreth këtij operacioni në një konferencë për shtyp.
Sigal