Shkatërrohet grupi kriminal italo – shqiptar

506
Policia italiane ka shkatërruar një grup italo-shqiptar që merrej me trafikun e drogës, të armëve si dhe pastrimin e parave. Hetimet e drejtuara nga Prokuroria e qytetit të Monzës kanë treguar se grupi kriminal kishte lidhje me mafien kalabreze Ndrangheta. Në operacionin e koduar “July 2014” në pranga kanë përfunduar 24 persona, janë sekuestruar mbi 94 kg kokainë, të disa banesave në pronësi të anëtarëve të grupit kriminal, armë, automjete luksoze si e 200 mijë euro cash. Operacioni i policisë italiane është shtrirë në disa rajone ndërsa në të kanë marrë pjesë rreth 150 forca policore.
Sigal