Shkatërrohet grupi i heroinës në SHBA, 11 mafiozë shqiptarë në pranga

544
11 shqiptarë janë arrestuar si pjesë e një operacioni masiv në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Sipas ABC7, ata janë arrestuar në vendin e quajtur Staten. Aty kishin bazën e tyre të shpërndarjes së heroinës.
11 shqiptarët mes të cilëve edhe një femër shpërndanin drogë në zonën e Nju Xhersit dhe Bruklin. Për kapjen e mafiozëve shqiptarë u aktivizuan agjentët të DEA-s, Departamenti i Policisë në Nju Jork dhe anëtarë të tjerë të agjencive federale dhe shtetërore.
Më shumë arrestime priten pas rritjes së ndjeshme të shitjes së heroinës në vend.
Sigal