Shkatërrohet banda në Itali, prangosen 16 persona, mes tyre shqiptarë

116

Policia italiane ka zhvilluar një operacion të gjerë në orët e para të mëngjesit në Frosinone dhe në komunat përreth, duke arrestuar 16 persona, shumica e të cilëve janë italianë, por mes tyre ka edhe marokenë e shqiptarë.

Ata janë vënë në pranga nën akuzën: “posedim i lëndëve narkotike për qëllime trafikimi”.

Të arrestuar përfunduan 3 shqiptarë, të cilët akuzohen për vjedhje banesash dhe automjetesh.

Karabinieria e Frosinones ka arritur të sekuestrojë sasi të mëdha droge, si hashash e kokainë.

Hetimi nisi pas vrasjes së Emanuele Morganit, 20 vjeç nga Tecchiena di Alatri, ekzekutimi i së cilit u dyshua që në fillim se ishte për arsye të trafikut të drogës.

Pas hetimeve të kryera, policia italiane mundi të arrestojë shumë persona, të dyshuar si anëtarë bande.