Shkatërrohet banda në Itali, arrestohen dy vëllezër shqiptarë

448
Policia e qytetit të Ferarrës ka ekzekutuar sot urdhër arrestin për 5 persona anëtarë të një bande trafiku droge me një aktivitet përfitues që kapërcente shumën e 400 mijë eurove në vit. Nën pranga kanë përfunduar dy vëllezër shqiptarë të njohur me pseudonimin Lady Oscar e Luly, 32 e 36 vjeç.
Hetimet e policisë italiane nisur prej disa kohësh kanë munduar të identifikojnë të 15 anëtarët e kësaj bande, kryesisht shqiptarë, nigeriane e italianë, e arrestimet e ditës së sotme çuan në shpartallimin e plotë të aktivitetetit të kësaj bande. Kjo bandë trafikonte kryesisht kokainë në territorin mes Ferarrës e Ravenës. Policia e Ferrarrës ka përgjuar rreth 16 mijë biseda telefonike, duke mundur të identifikojë një biznes lëndësh narkotike që furnizonte qindra klientë me një përfitim që kapërcente 400 mijë euro në vit.
Sigal