Shkatërrohet banda e trafiku ndërkombëtar i drogës, 13 arrestime midis tyre edhe shqiptarë në Firence

420
Sigal

Goditi një rrjet i trafikimit ndërkombëtar t drogës në Firence. Për pasojë, janë ekzekutuar edhe 13 urdhër ndalime të ndërmarra nga policia kundër të dyshuarve të kombësisë italiane, spanjolle, shqiptare dhe rumune, të akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale. Urdhrat u lëshuan nga magjistrati hetues i Firences me kërkesë të prokurorit fiorentin.

Hetimi u krye nga Skuadra Mobile në bashkëpunim me DCSA (Drejtoria Qendrore për Shërbimet Kundër Drogës) të Policisë italiane të Shtetit. Ky hetim çoi në zbulimin e një trafiku të madh ndërkombëtar të drogës nga Spanja në Italinë qendrore, si dhe në zbulimin e një organizate shqiptarësh dhe italianësh, në gjendje të importojnë së paku 30 kg marihuanë në javë në bazat e Firences dhe Bolonjës.

Natën e kaluar, hetuesit gjetën prova se të dyshuarit po përgatitnin një “kërcim” në cilësi duke shitur kokainë. Në dhomën e një hoteli me 4 yje në Sesto Fiorentino (Firence), në disponueshmërinë e kreut të organizatës, në kasafortë ishin 6 kilogramë kokainë.

Mësohet se numri total i të dyshuarve shkon në 25, ndër të cilët 13 të arrestuar.