Shkatërrohet banda e kokainës në Greqi, 44 në pranga, kapoja shqiptar

54
Drejtoria e Policisë së Athinës, në bashkëpunim me EUROPOL, ka goditur një organizate të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe marijuanës nga Shqipëria në Greqi. Në orët e para të 5 qershorit 2017, në Athinë dhe Ko, u arrestuan 44 shtetas, 23 shqiptarë, 20 grekë dhe 1 pakistanez. 7 drejtuesit e organizatës u arrestuan në Athinë.
Ndaj tyre akuzë për trafik ndërkombëtar të drogës dhe trafik ndërkombëtar të klandestinëve. Gjatë muajve të parë të këtij viti, kjo organizatë ka trafikuar dhe shitur në Greqi mbi 200 kg marijuanë dhe 5 kg kokainë. Në krye të organizatës kriminale është një shqiptar i arrestuar, të cilët anëtarët e thërrisnin “pronari” ose “fabrika”. Marijuana dhe kokaina pasi trafikoheshin nga Shqipëria në Greqi, magazinoheshin në Athinë, e më pas droga tregtohej në kryeqytetin helen dhe Ko.

Në Athinë, marijuana nga kjo organizatë është tregëtuar me 800 euro/kg, ndërsa kokaina me 38 euro/kg.

Në Ko, droga tregtohej me sasi 100 gram kokainë dhe 10 kg marijuanë për cdo herë, përmes femrave që shoqëroheshin nga fëmije të vegjël. Ndërsa në Ko, marijuana është tregëtuar me 1500 euro/gr, ndërsa kokaina me 80-100 euro/kg.