Shkatërrohet banda e drogës në Brindizi, në pranga edhe 4 bosët shqiptarë (EMRAT)

511
Një bandë trafikantësh droge është shkatërruar ditën e sotme nga policia italiane në Brindizi. Pjesë e bandës me 14 persona, janë shqiptarë dhe italianë.
Policia fqinje raporton se ata akuzohen për trafik kanabisi nga Shqipëria në Puglia. Kryesisht anëtarët e bandës e trafikonin drogë me gomone nëpërmjet detit sipas të dhënave nga Guardia di Fianaza. Mediat italiane bëjnë të ditur edhe emrat e shqiptarëve të arrestuar :

Vaso Mekshi, 39 vjeç, Shefik Muho, 33 vjeç, Leonard Bufi, 36 vjeç dhe Emilian Bufi, 31 vjeç.

Pjesa tjetër e të arrestuarve janë qytetarë italianë, të cilët bënin edhe transportin nëpër det të lëndës narkotike. Sipas policisë, metoda e përdorur nga trafikantët për të sjellë drogën në Itali, ishte e njëjtë me atë të kontrabandimit të cigareve.
Sigal