Shkaktoi 22 viktima, identifikohet autori i sulmit terrorist në Manchester

52
Paniku dhe tmerri është ende prezent në Britaninë e Madhe pasi një kamikaz hodhi veten në erë në fund të koncertit të këngëtares amerikane Ariana Grande në Manchester Arena, duke shkaktuar vdekjen e 22 personave, mes tyre edhe fëmijë.
Ndërsa polici konfirmon se kamikazi që hodhi veten në erë u identifikua si Salman Abedi, 23 vjeç, i njohur nga autoritetet britanike.
Sakqaq është arrestuar edhe një tjetër 23 vjeçar në jug të Manchesterit i dyshuar për lidhje me sulmin e së hënës mbrëma.