Shirat përmbysin veriun e Italisë brenda pak orësh, evakuoen 80 persona

765
Sigal

Rikthehen sërisht shirat e rrëmbyeshëm dhe breshëri në veriun e Italisë, ku si pasojë janë përmbytur disa qytete dhe janë shkaktuar dëme të shumta materiale, por gjithashtu është rrezikuar seriozisht edhe jeta e banorëve.

Në qytetin e Bolzanos breshëri i rrëmbyeshëm rrëzoi pemët dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.

Image

Rrugët e qytetit verior u shndërruan në lumenj, si pasojë e shirave që zgjatën disa orë.

Situatë kritike paraqitet edhe në provincat e Lecco-s në Lombardi, ku ka pasur rrëshqitje toke, duke rrezikuar edhe jetën e banorëve. Të paktën 80 persona janë evakuuar nga zona.

Dhjetëra automjete janë dëmtuar dhe zhytur në llucën që shkaktuan rrëshqitjet e tokës.

Me shira të rrëmbyeshëm po përballet edhe Ancona, ku deti arriti deri në çadrat e pushuesve. Autoritetet italiane shpallën nivelin portokalli të alarmit, i dyti për nga rëndësia, deri në përmirësimin e motit.