Shi i madh në Gjermani, tre të vdekur

578
Tre persona kanë vdekur dhe disa janë lënduar nga përmbytjet në jugperëndim të Gjermanisë ku natën e kaluar shiu ka rënë pandërprerë. Sipas llogaritjes së meteorologëve natën e kaluar ka rënë shi më shumë se që bie për një muaj. Autoritetet kanë thënë se në një fshat të Shtutgartit ka vdekur një zjarrfikës derisa ka tentuar të shpëtojë një banor i cili po ashtu ka vdekur. Në fshatin tjetër një banor ka vdekur derisa ka mbetur në bodrumin e shtëpisë së tij. Dëme nga shtrëngata dhe shiu i madh ka edhe në krahinën e Baden Wutermberg. Disa njerëz janë shpëtuar nga veturat, të cilat kanë mbetur në rrugë e në disa vende tjera ka dëme në toka bujqësore, bën të ditur agjencia DPA. Shtatë mijë zjarrfikës, policë dhe pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit janë dërguar në ndihmë banorëve.
Sigal