Shfrytëzoi italianen për prostitucion në Shqipëri, arrestohet 46-vjeçari (Emri)

486
Një 46 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka mashtruar dhe shfrytëzuar për prostitucion një shtetase italiane në Shqipëri. Në pranga ka rënë Bardhok Prenga, 46 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa janë shpallur në kërkim M.Gj., 46 vjeç, dhe M.B., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Njoftimi i policisë: 
Më datë 04.2017 specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të paligjshëm pranë Sektorit për Krimin e Organizuar pranë D.V.P. Tiranë, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit Bardhok Prenga, 46 vjeç, banues në Tiranë. Ndërkohë janë shpallur në kërkim policor shtetasit M.Gj., 46 vjeç, banues në Tiranë. M.B., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi shtetasia e huaj 23 vjeçe ka bërë kallëzim në ambientet e D.V.P. Tiranë ndaj shtetasve Bardhok Prenga, 46 vjeç, M.B., 31 vjeç dhe M.Gj, 46 vjeç të cilët e kanë trafikuar nga Italia në Shqipëri me qëllim shfrytëzimi për prostitucion.

Materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Trafikim i personave të rritur”, parashikuar nga neni 110/a i Kodit Penal.
Sigal