Sheshel: Vuçiç “ulërin” kot për Kosovën, BE mendon si Rama

501
Sigal

BEOGRAD – Pavarësisht se ishte në Hagë, Vojislav Sheshel, lideri i radikalëve serbe duket se e ka ndjekur me vëmendje vizitën e kryeministrit Edi Rama në Serbi.

Në ditën e dytë të qëndrimit në Beograd pas vendimit të gjykatës së Hagës për lirim të përkohshëm për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore ai ka komentuar vizitën e kryeministrit shqiptar gjatë një konference për shtyp.

Sheshel ka kritikuar qëndrimin e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç, i cili sipas tij po “ulërin” kot, pasi për pavarësinë e Kosovës i flasin të gjithë liderët e BE-së dhe jo vetëm Edi Rama.

sheshel

“Bashkimi me BE-në do të ishte fatkeqësi për Serbinë, nuk ka vend për ne aty. Më kot Vuçiç po ulërin tek kryeministri i Shqipërisë. Pse nuk po i kundërshton deklaratat e zyrtarëve të BE-së, të cilët flasin dhe mendojnë si ai (kryeministri shqiptar, Edi Rama)” tha Sheshel. Madje ai akuzoi Vuçiç se për hatër të Ramës ka shtyrë dhe mbërritjen e tij në Beograd.

Lideri radikal theksoi se ideja e “Serbisë së Madhe”, ekziston në statutin e partisë, duke shtuar se pa këtë radikalët nuk janë asgjë në skenën politike.

sheshel