Sherr mes shqiptarëve në Itali, pas përleshjes 49 vjeçari merr goditje me thikë

559
Sigal

Një sherr mes shqiptarëve ka ndodhur në Fiano Romano të Italisë mbrëmjen e shkuar, me një bilanc të rrezikshëm.
49 vjeçari shqiptar është përleshur me një tjetër shqiptar, e në sherr e sipër është goditur me thikë. Autori, nj 38 vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet publik në median italiane, është larguar nga vendngjarja fill pas plagosjes.

Më vonë, policia ka arritur ta vërë në pranga dhe e akuzon për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. Personi i plagosur ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.