Sherr masiv mes shqiptarëve në Itali, 6 të arrestuar

407
Sigal

6 shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Rutigliano të Barit, pasi janë përfshirë në një sherr masiv mes tyre. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Via Mola, ndërsa shqiptarët e armatosur kacafyten mes tyre duke terrorizuar banorët.

Dëshmitari ka thënë se njëri nga grupet e përfshira në sherr është nga Kavaja dhe grupi tjetër nga Rrogozhina.

Sipas mediave italiane, njëri nga shqiptarët kishte pistoletë, ndërsa të tjerët kanë përdorur sëpatë, kamxhik dhe kaçavida.

Në pamje shihen se si dy nga shqiptarët përpiqen tja mbathin me makinë, por pas një rrotullimi përplasen me pemën. Pas kësaj, makinës i afrohen 4 shqiptarët e tjerë të cilët i nxjerrin nga makina me forcë dy bashkatdhetarët e tyre. Një nga shqiptarët shfaqet i plagosur në kokë dhe në fytyrë.

Fillimisht policia ka arrestuar 4 nga shqiptarët dhe më pas edhe dy të tjerët të cilët kanë tentuar të fshihen. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e sherrit mes shqiptarëve të cilët kanë terrorizuar banorët. Të arrestuarit janë dërguar në paraburgim në pritje të gjykimit.