Shënohet viktima e parë, një i humbur nga përmbytjet në Itali

584
Sigal

 

Është shenuar vitikima e parë në itali si
pasojë e përmbytjeve masive që kanë prekur zonën

veriperëndimore të vendit.

Trupi i i një peshkatari u gjet i
pajetë të enjten në det mes Chiavarit e Lavagnas. Mauro Costaguta, 73 vjec,
kishte dalë për peshkim dy ditë më parë , por stuhia dhe reshjet bënë që ai mos
të kthehet më. Një tjetër person rezulton i humbur në torinese, ku mendohet se
ujërat e rrëmbyeshëm e kanë marrë me vete.

Situata vijon të jetë kritike në
rajonin e piemontes dhe ligurias të cilat rezultojnë zonat më të dëmtuara, si
pasojë e daljes nga shtrati të lumit Tanaro. 25 rrugë janë bllokuar totalisht
nga ujërat, balta dhe mbeturinat e sejlla nga lumi, teksa dëmi paraprakisht
mendohet se ka kapur shifrën e 100 milionë eurove.