Shenjtërimi i Nënë Terezës, Rama e Nishani përshëndesin autorizimin e Papës

440
Në pritje të shenjtërimit të Nënë Terezës vitin e ardhshëm, Presidenti Nishani shpreh gjithashtu falënderimet më të ndjera dhe mirënjohjen më të thellë në emër të gjithë shqiptarëve për këtë vendim të rëndësishëm të Papa Françeskut dhe Selisë së Shenjtë.
Ky autorizim për Kongregacionin për Kauzën e Shenjtorëve nuk na lumturon vetëm ne shqiptarëve, por të gjithë botën mbarë, e veçanërisht ata që e kanë ndjerë mrekullinë, mirësinë dhe dashurinë e saj”, vuri në dukje Kreu i Shtetit shqiptar.
Ky ishte edhe një lajm emocionues edhe për Kryeministrin Edi Rama, i cili në adresën e tij zyrtare në FB u shpreh: “Lajm emocionues nga Vatikani: Nene Terezes i eshte njohur nga Papa mrekullia e dyte e nje sherimi te pamundur qe i jep asaj shenjterimin!”
Sigal