Shenjtërimi i Nënë Terezës, Berisha: Mirënjohje Papa Françeskut

426
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha ka shprehur mirënjohjen e tij më të thellë për Papa Françeskun i cili ka firmosur aktin e Shenjtërimit të Nënë Terezës.
Në një postim të tij në rrjetin social “Facebook” Sali Berisha thotë se firmosja e aktit ëhstë një urim që Papa Françesku i bën të gjithë shqiptarëve, katolikëve e muslimanëve në rag të festive të fundvitit.
Ja mesazhi i tij në Facebook
Dekreti per shenjterimin ne vitin 2016 te Nene Terezes, urimi me i bukur i Papa Franceskut per festat e fundvitit per ne shqiptaret por dhe per Romen e boten!
Te dashur miq, Selia e Shenjte njoftoi mbreme lajmin e shumepritur, Dekretin e Atit te Shenjte, Papa Franceskut per shenjterimin ne vitin 2016 te Nene Terezes, nobelistes, shenjtores se gjalle shqiptare, gruas me te madhe te kohes se vet. Ky eshte nderimi me i madh dhe urimi me i bukur qe Shenjteria e Tij u dergon shqiptareve, te krishtereve dhe mbare njerezimit per festat e fundvitit.
Duke shprehur mirenjohjen tone me te thelle ndaj Atit te Shenjte per vendimin e tij historik dhe ndjenjat e tij fisnike e miqesore ndaj shqiptareve, le ti urojme Shenjterise se Tij, Kalorsit te madh te paqes, tolerances, mirekuptimit dhe humanizmit, Papa Franceskut, Krishtlindje dhe Vit te Ri me plot miresi, shendet e shume suksese ne misionin e tij njerezor e hyjnor ne te mire te grixhes se tij por dhe te mbare njerezimit! 
Sigal