Sigal

Shkon në 6-të numri i viktimave të gjetura nën ndërtesat e rrënuara si pasojë e shembjes së një pallati 6-të katësh në qytetin francez të Marsejës.

Shërbimet emergjente që po kontrollojnë nëpër rrënoja, kanë gjetur tashmë trupat e katër burrave dhe dy grave.

Ndërtesa u rrëzua mëngjesin e të hënës duke lënë një grumbull gjigand rrënojash dhe trarësh.

Autoritetet janë shprehur fillimisht  se numri i njerëzve të cilët mund të kenë poshtë ndërtesës mund të jetë 8-të ose më shumë.

Ekipet e shpëtimit thanë se puna e tyre ishte komplikuar që nga paqëndrueshmëria dhe shembja e pjesëve të ndërtesave të tjera aty pranë, e cila nuk është larg nga zona historike e qytetit të vjetër.

Autoritetet thanë se po shqyrtohen shkaqet që çuan në rrëzimin e ndërtesave, për të cilat banorët shprehen se në gjithë zonën përreth janë të shkatërruara dhe kanë nevojë për riparime të menjëhershme.

Sabine Bernasconi, kryebashkiakja lokale për atë pjesë të Marsejës, tha se ndërtesat ishin në gjendje të mjerueshme dhe kishin qenë subjekt i një urdhri për evakuim. Por ajo nuk mund të shprehet nëse banorët e lagjes po i përdornin akoma.