Shembet ura në Indi, mbi 20 persona nën rrënoja

545
Sigal

Një urë në Kolkata të Indisë është shembur. Rreth 20 persona mendohet se kanë mbetur nën rrënoja.

Një minibus dhe disa makina janë dëmtuar nga shembja e urës të martën (4 shtator).

Sipas raporteve të fundit, ekipet e shpëtimit dhe ambulancat kanë mbërritur në vendngjarje.

Të paktën 7 persona janë dërguar në spital deri tani.

Ura 40-vjeçare e Majerhat lidh jugun e Kalkutës me zonat periferike.